Cilat dokumente janë ekuivalente me pasaportën për të hyrë në Itali?

Dëshironi të ftoni një mik të huaj jo-komunitar të hyjë në Itali me vizë turistike ose me ftesë dhe e dini se ai/ajo ka nevojë për pasaportë ose dokument tjetër ekuivalent, i njohur ligjërisht nga Qeveria italiane. Por cilët janë ata?

Këshilli i Bashkimit Evropian, në faqen e tij të internetit, ka një dokument me legjislacionin Evropian që përcakton listën e dokumenteve të udhëtimit të njohura nga Qeveria italiane dhe nga të gjitha vendet e zonës Schengen: Lista e dokumenteve të udhëtimit që autorizojnë një të huaj të kalojë kufijtë e jashtëm dhe të cilat mund të pajisen me vizë

Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit është një dëshmi e domosdoshme për të kërkuar vizën për të gjitha vendet e zonës Schengen dhe duhet të vërtetojë pa tjetër identitetin dhe kombësinë e qytetarit që e posedon.  

Ja lista e dokumenteve të udhëtimit të njohura ligjërisht nga Qeveria italiane për të marrë vizën e hyrjes në Itali dhe në të gjitha vendet Schengen:

  1. Pasaporta. 

Natyrisht është dokumenti ndërkombëtar më i njohur, kryesori dhe më i zakonshmi, i domosdoshëm për të kërkuar vizën për Italinë.

Sa lloje pasaportash ekzistojnë?

  1. diplomatike, shërbimi (ose zyrtare, speciale, ose për çështje publike) ose e zakonshme;
  2. individuale (me regjistrim të mundshëm të fëmijëve të mitur) ose kolektive, e adresuar grupeve prej jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 50 personash, 

Dokumente të tjera udhëtimi, ekuivalente me pasaportën, janë:

  • Titull udhëtimi për apolide i lëshuar sipas Konventës mbi Statusin e Apatridëve të nënshkruar në Nju Jork më 28 shtator 1954. 

Kush janë apatridët?

Apatridët janë shtetasit e huaj që kanë detyrimin e vizës për Italinë.

  • Titull udhëtimi për refugjatë, i lëshuar sipas Konventës mbi Statusin e Refugjatëve të nënshkruar në Gjenevë më 28 korrik 1951. 

Kush janë refugjatët?

Refugjatët janë subjektë të detyrimit të vizës për Italinë, përveç nëse disponojnë leje qëndrimi të lëshuar nga një nga Shtetet Schengen ose dokument udhëtimi të lëshuar nga njëri prej vendeve nënshkruese të Marrëveshjes së Strasburgut të 20 prillit 1959.

  • Titull udhëtimi për të huaj, është një dokument që u jepet qytetarëve që nuk mund të marrin dokument të vlefshëm udhëtimi nga autoritetet e vendit të tyre. 
  • Librezë lundrimi (marinarësh),  është dokumenti profesional i lëshuar marinarëve për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Njihet si dokument i vlefshëm për hyrje në Hapësirën Schengen vetëm në lidhje me nevojat profesionale të marinarit, dhe jo për arsye të tjera. 
  • Librezë lundrimi ajror,  është një dokument që u jepet pilotëve dhe personelit të bordit të kompanive ajrore civile për ushtrimin e aktiviteteve të tyre.
  • Letërkalimt i Kombeve të Bashkuara,  është një dokument me kohëzgjatje maksimale 90 ditë, i lëshuar personelit të OKB-së dhe institutcioneve të varura prej tij sipas Konventës mbi privilegjet dhe imunitetet e Institucioneve të Specializuara të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork më 21 nëntor 1947. 
  • Letërkalimt i lëshuar nga një Kryeqendër e NATO-s,  është një dokument i lëshuar personelit — ushtarak, civil dhe personave në ngarkim të tyre (bashkëshortit dhe fëmijëve) — të dërguar të shërbejnë në një Shtet të Aleancës Atlantike, sipas Konventës midis Shteteve pjesëmarrëse në Traktatin e Atlantikut të Veriut të nënshkruar në Londër më 19 qershor 1951 dhe ratifikuar nga Italia me Ligj nr. 1335 të 30 nëntorit 1955. 
  • Kartë identiteti për qytetarët e Shteteve të Bashkimit Evropian, e vlefshme edhe për udhëtime jashtë shtetit për arsye pune. 
  • Kartë identiteti  për qytetarët e Shteteve nënshkruese të Marrëveshjes evropiane mbi heqjen e pasaportës (Paris, 13 dhjetor 1957), e vlefshme për të udhëtuar, për qëllime turistike, në territorin e njërit prej Shteteve nënshkruese, për udhëtime me kohëzgjatje jo më shumë se 3 muaj. 
  • Dokument për pjesëmarrësit në udhëtime shkollore brenda Bashkimit Evropian, i lëshuar studentëve të huaj rezidentë në Shtetet e Bashkimit Evropian.

Shoqëria jonë merret me konsulencë sigurimesh për të marrë sigurim shëndetësor pa kufizime moshe, i nevojshëm për udhëtimet në Itali dhe në vendet Schengen kur merret viza turistike.

Sigurojmë gjithashtu Fideiussionin Bankar (garancinë bankare) të domosdoshëm për të dëshmuar mjetet e jetesës, që duhet paraqitur, bashkë me dokumente të tjera, kur kërkoni vizën pranë Ambasadës italiane. Dëshironi të kuptoni nëse jemi të denjë për besimin tuaj? Lexoni komentet e shumta që marrim çdo ditë, do të kuptoni lehtësisht si punojmë dhe sa seriozë jemi në punën tonë

Shoqëria jonë operon në të gjithë Italinë

Telefononi menjëherë për të marrë Fideiussionin Bankar dhe sigurim shëndetësor për Vizë Turistike brenda 24 orësh, me ne është e thjeshtë dhe e shpejtë:

Condividi questo contenuto